Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një grup të rinjsh nga Vlora

, 06.09.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot një delegacion të Forumit të Rinisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë nga Vlora.

Ky delegacion i të rinjve vlonjatë, në kuadër të qëndrimit në Kosovë, ka vizituar institucionet kryesore të Kosovës, e me këtë rast ka bërë vizitë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha ka prezantuar para tyre punën e Kuvendit të Kosovës dhe angazhimet e institucioneve të tjera për finalizim sa më të shpejt të statusit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë si dhe me institucionet e tjera dhe, duke shprehur rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, ka vënë në dukje rolin dhe peshën e veçantë që ka komunikimi i pjesëtarëve të brezit të ri .

Të rinjtë nga Vlora, shumica e të cilëve për herë të parë ishin në Kosovë, u shprehën lartë për mikpritjen që kanë hasur këto ditë në Kosovë dhe sollën përshëndetjet e bashkëqytetarëve të tyre bashkë me dëshirat që populli i Kosovës ta gëzojë sa më parë ditën e pavarësisë .
Kryeparlamentari Berisha priti një grup të rinjsh nga Vlora