Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të Zyrës Austriake në Prishtinë, Gernot Pfandler
, 07.09.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti shefin e ri të Zyrës Austriake në Prishtinë, Gernot Pfandler.
Kryetari i Kuvendit bëri një prezantim të zhvillimeve aktuale në Kosovë, punën dhe karakteristikat kryesore të organizimit të Kuvendit, si dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për finalizimin e statusit të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha falënderoi Austrinë për rolin aktiv dhe pikëpamjet e qarta që ka ky vend lidhur me statusin e Kosovës. Ai paraqiti një pasqyrë të angazhimeve të palës kosovare gjatë bisedimeve, si dhe kompromisin e ofruar përmes përkrahjes së pakos së Ahtisarit, duke bërë thirrje që të gjitha vendet anëtare të BE-së të jenë unike rreth zgjidhjes së statusit për Kosovën.
Diplomati austriak vlerësoi lart qasjen konstruktive të palës kosovare edhe në bisedimet shtesë dhe shfaqi shpresën se deri në fund të këtij 120 ditshi do të arrihet konsensus i plotë i të gjitha vendeve të BE-së dhe të vendoset lidhur me statusin e Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha i ka uruar z. Pfandler suksese në detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës me Zyrën Austriake.
Shefi i sapoemëruar i Zyrës Austriake, Pfandler, u shpreh i vendosur për të vazhduar traditën e deritashme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, ndër të cilat veçoi gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në lëmin e arsimit.