Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama
, 08.09.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot një delegacion të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të kryesuar nga Edi Rama, kryetar i kësaj partie.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe subjekteve politike të dy vendeve, për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë, më 17 nëntor, dhe për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Kryeparlamenrtari Berisha ka falënderuar për angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë, të institucioneve të tjera shtetërore dhe të subjekteve relevante politike në Shqipëri për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. Ai theksuar se Shqipëria po e bënë atë që është e nevojshme dhe e mundshme në këto rrethana, kurse e ka vlerësuar shumë të rëndësishme angazhimet e diplomacisë shqiptare për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Berisha, ndërkaq, ka shpjeguar hollësi për punën e Kuvendit të Kosovës dhe angazhimet e legjislativit të vendit në planin e miratimit të ligjeve.
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur admirimin e tij për punën e Ekipit të Unitetit, veçanërisht për qasjen e duhur në drejtim të proceseve për statusin e Kosovës. Kreu i socialistëve shqiptarë ka shprehur nevojën e bashkëpunimit dhe të koordinimit të aktiviteteve në të mirë të të dy vendeve dhe të rajonit. Rama, ndërkaq, ka theksuar se Kosova ka miq të fuqishëm në botën demokratike, prandaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishme ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me to.
Edi Rama në takim me kryeparlamentarin Berisha ka shpalosur edhe nismat që janë bërë e po bëhen me partitë socialiste të vendeve evropiane dhe aleatet e tyre me programe të përafërta, në mënyrë që në formë rezolute të thuhet hapur dhe prerazi rëndësia e ruajtjes së Pakos së Ahtisarit në formën e dhënë.
Në takim është folur edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë bashkëpunimin në lëmin e energjetikës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve (pas takimit) rreth ideve të hedhura për ndarjen e Kosovës, Rama është shprehur: “ Kjo është një hipotezë që nuk mund të ndodhë. Territori i Kosovës është një, i pandashëm i pacenueshëm dhe i pacopëtueshëm”.
Për tensionimet ndërmjet faktorëve ndërkombëtarë, për shkak të statusit të Kosovës, Rama është shprehur se është normale që në fund të procesit të ketë kësi momenti. Këtë proces, ka thënë Rama, populli i Kosovës e ka vendosur me një përpjekje historike; e ka vulosur me luftën e tij të drejtë për pavarësi dhe me krijimin e këtij konteksti ku ndodhemi sot. Ekipi i Unitetit është në rrugën e formalizimit të një pavarësie që sot është tërësisht në duar të shqiptarëve, u ka thënë gazetarëve kreu i socialistëve shqiptarë.