Lajmet e fundit

Kuvendi dorëzoi Planin e implementimit të rekomandimeve

, 10.09.2007




Bashkë me Planin e implementimit të rekomandimeve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, Auditores Gjenerale të Kosovës, zonjës Linda Kasella, i ka dërguar një letër përcjellëse, në të cilën thuhet:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 20 gusht 2007, ka shqyrtuar raportin e përmendur dhe nëpërmjet të një komunikate për opinion, në masë të madhe, ketë Raport e konsideron real, profesional dhe objektiv.

Bazuar në rekomandimet e Zyrës së Revizionit Gjeneral, Kuvendi ka bërë Planin për implementimin e rekomandimeve dhe me kënaqësi mund të konstatojmë se pjesa më e madhe është përmbushur në periudhën nga pranimi i Draft-Raportit deri te marrja e Raportit final.

Kuvendi i Kosovës, në afatin e paraparë, i ka dorëzuar Zyrës së Revizionit Gjeneral Planin mbi implementimin e rekomandimeve, të parapara me draftin final.

Me respekt,

Kolë Berisha,
kryetar i Kuvendit të Kosovës