Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha përgëzon besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

, 12.09.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, përgëzoi të gjithë besimtarët myslimanë. Në përgëzim thuhet:

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ditur se agjërimi është simbol i sakrificës, i prehjes shpirtërore dhe i solidaritetit në kuptimin më të thellë të fjalës, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, përgëzoj të gjithë besimtarët myslimanë, me dëshirën për forcë morale, për agjërim sa më të lehtë, për respekt ndaj njëri-tjetrit, për paqe, për mirëkuptim dhe për tolerancë ndërmjet vete.

Gëzime e shëndet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!”.