Lajmet e fundit

Debat publik lidhur me vendimin Qeverisë së Kosovës rreth shpalljes së zonës me rëndësi të veçantë shoqërore përmes secilës kalon autostrada Morinë-Merdar

, 11.09.2007




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi z. Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit, mbajti sot debat publik lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e rajonit me interes të veçantë shoqëror nëpër të cilin kalon autostrada Morinë – Merdar.

Në debatin e theksuar publik, përveç anëtarëve të Komisionit në fjalë, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të Ministrisë për Transport, Postë dhe Telekomunikacion, me në krye zëvendës ministrin, Blerim Baruti, dhe këshilltarin e ministrit, Florim Grajqevci, përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesit e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës, në krye me drejtoreshën Kaqusha Jashari, si dhe përfaqësuesit e Drejtorisë për Urbanizëm në kuadër të komunës së Prishtinës dhe të Fushë Kosovës, si dhe këshilltari juridik i USAID-it.

Në debatin e theksuar publik, ndër të tjera, u theksua që projekti në fjalë, përkatësisht autostrada Morinë – Merdar është i një rëndësie të posaçme shoqërore, për ç’arsye Qeveria e Kosovës këtë projekt e ka radhitur ndër më me prioritet në planin e vetë afatmesëm të zhvillimit. Autostrada Morinë – Merdar do t'i ketë dy korridore (korridori 6 dhe 7), do të jetë e gjatë 118,45 km., do të ketë gjithsej 9 nyje, 3 vend parkime, 105 ura, 3 tunele dhe do të kushtojë 650 milionë €, ndërsa fillimi i punimeve në ndërtimin e kësaj autostrade është planifikuar për vitin e ardhshëm. Kjo autostradë do të mbulojë gjithsej 1.062 ha, prej tyre 64,58% janë në pronësi private, kurse 35,42% pronë shoqërore. Për shkak të rëndësisë së këtij projekti, eksproprijimi i pronës private do të duhej që në bashkëpunim me shërbimet komunale të cilat janë të ngarkuara për eksproprijim, që t’ia fillojnë sa më parë kësaj pune, në mënyrë që ky projekt jashtëzakonisht i vlefshëm të fillojë me kohë, sipas dinamikës së parashikuar, për t’u përfunduar sipas planit.

Në debatin në fjalë, ndonëse të gjithë u pajtuan që kjo autostradë është për Kosovën me një përparësi të madhe dhe me interes të lartë shoqëror, pati edhe mendime që ky projekt duhet t’i nënshtrohet edhe një diskutimi publik, me më shumë pjesëmarrës, në mesin e të cilëve do të kishte më së shumti ekspertë nga lëmi i ndërtimit të rrugëve dhe të veprimtarive të ngjashme.
Debat publik lidhur me vendimin Qeverisë së Kosovës rreth shpalljes së zonës me rëndësi të veçantë shoqërore përmes secilës kalon autostrada Morinë-Merdar