Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare

, 14.09.2007




Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, Kryeministri Çeku dhe ministrat e resoreve iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e Qeverisë së Kosovës, kurse në vazhdim Ministri i Arsimit, Agim Veliu, është paraqitur në interpelancë (me kërkesë të Grupit Parlamentar ORA), lidhur me reformat në klasat e pesta të shkollës fillore. Ai ka theksuar se reforma e sivjetme është në kuadër të reformës së arsimit të Kosovës dhe të kompatibilitetit me arsimin në vendet e Unionit Evropian. Më pastaj është zhvilluar debat parlamentar në këtë temë. Në fund deputetët nuk e kanë mbështetur rekomandimin e kërkuesit të interpelancës për të shfuqizimin e Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit për reformat në klasat e pesta të shkollës fillore.

Deputetët shqyrtuan për herë të parë pesë prorojektligje të reja: Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor; atë për Procedurën jokentestimore, Projektligjn për procedurën përmbaruese, atë për Procedurën kontestimore, si dhe Projektligjin për të drejtat dhe obligimet e deputetëve.

Seanca plenare vazhdon të hënën në orën 10:00.
Nga punimet e seancës plenare