Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare
, 17.09.2007
Në ditën e dytë të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, janë shqyrtuar për herë të dytë Projektligji për bujqësinë organike dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin rrugor. Për shkak të qëndrimit jounik të dy komisioneve parlamentare: atij për Mjekësi dhe atij për Bujqësi lidhur me Agjencionin për Ushqimin (të veprojë si agjencion qeveritar apo në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë), është shtyrë miratimi i Projektligjit për ushqimin.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po në këtë seancë kanë miratuar propozimet e partive parlamentare për anëtarë në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, si dhe propozimet e partive parlamentare për anëtarë në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur për Media.
Deputet e kanë mbështetur Rekomandimin për tranferin e mjeteve buxhetore të Ministrisë për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural (në vëerë prej 300 mijë euro) nga nga pozicioni i mjeteve kapitale në atë të subvencioneve, ndërkaq pas një debati të gjërë është shtyrë për një seancë tjetër Rekomandimin për tranferin e mjeteve buxhetore të Ministrisë për Energji dhe Miniera (në vlerë prej një milion euro) në Agjencionin Kosovar të Mirëbesimit.
Në seancë është shqyrtuar edhe Rekomandimi lidhur me Raportin fiskal për gjashtëmujorin e parë të vitit 2007.
Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Kuvendi sot, me shumicë votash, ka emëruar Gazmend Lubotenin anëtar të Bordit Drejtues të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.