Lajmet e fundit
Një delegacion i Komisionit Parlamentar për Bujqësi vizitoi Parlamentin e Maqedonisë
, 20.09.2007
Një delegacion i Komisionit Parlamentar për Bujqësi e Mjedis i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Rifat Krasniç, kryetar, më 19.9.2007 vizitoi Parlamentin e Maqedonisë ku pati takim me Komisionin homolog për Transport, Lidhje dhe Ekologji si dhe me zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit. Kjo vizitë u realizua në kuadër të përgatitjeve për konferencën rajonale për çështjet mjedisore, e cila do të mbahet në Prishtinë më 18.10.2007, nën patronatin e këtij komisioni dhe me ndihmën e OSBE-së.
Gjatë vizitës u identifikuan temat e përbashkëta që do të mund të diskutohen në konferencën rajonale, si brenga të përbashkëta mjedisore dhe rajonale, siç janë ujërat e zeza, ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe zonat e mbrojtura që janë në interes të përbashkët sidomos malet e Sharrit etj.