Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha takoi kryetarët e komisioneve parlamentare
, 21.09.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka takuar sot kryetarët e komisioneve parlamentare për të diskutuar mundësitë e përshpejtimit të shqyrtimit të projektligjeve në procedurë, si dhe të miratimit të tyre deri në fund të kësaj legjislature.
Kryeparlamentari Berisha ka theksuar faktin se 27 ligje ë miratuara në Kuvend, disa prej të cilave në vitin 2005 dhe 2006, ende nuk janë nënshkruar nga PSSP-ja, kurse nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut ka pasur vërejtje vetëm në shtatë prej tyre.
Berisha, ndërkaq, ka kërkuar nga kryetarët e komisioneve parlamentare të raportojnë për dinamikën e angazhimeve të komisioneve për shqyrtimin e 25 projektligjeve, të cilat gjenden të procedurë parlamentare, duke këmbëngulur që duhet shtuar efikasiteti për miratimin e tyre para përfundimit të mandatit të kësaj përbërje të Kuvendit. Ndryshe, ka tërhequr vëmendjen kreu i legjislativit të vendit, projektligjet të cilat nuk e kalojnë edhe fazën e shqyrtimit të dytë dhe të miratimit llogariten të paqena për legjislaturën e ardhshme.
Kryetarët e komisioneve parlamentare kanë dhënë shpjegime për punët e përfunduara të komisioneve, të cilat i udhëheqin, si dhe për problemet që kanë dalë për amendamentimin e disa projektligjeve dhe vërejtjeve ka kanë ardhur nga mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë, sidomos për koston financiare të implementimit të tyre. Ata janë zotuar se komisionet do të punojnë me ka kapacitet të plotë për procedimin sa më të shpejtë të projektligjeve për shqyrtim të dytë, veçanërisht të projektligjeve që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit.