Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha ngushllon familjen Lila dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal

, 23.09.2007




Kryetari Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e vdekjes së zëvendësministrit të pushtetit lokal , Aziz Lila ka dërguar telegram ngushllimi familjes Lila dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Në telegramin e ngushllimit te kryeparlamentarit Berisha thuhet:

“Me dhembje e pikllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Aziz Lila.

Zëvednësministri Lila do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për dashurinë ndaj punës, për respektin ndaj kolegëve dhe për sensin e bashkëpunimit në synimet e tij të larta për t’I bërë sa më të fuqishme institucionet e Kosovës.

Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Kosovës familjes Lila i shpreh ngushllimet me të thella e më të sinqerta.

Pokështu ngushllojme edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal ku Aziz Lila dha kontribut të fuqishëm dhe u shqua per angazhim të palodhshëm . Unë dhe kolegët e mi bashkëndjemë dhe ndajmë me ju dhembjen për humbjen e hershme të zëvendësmninistrit Aziz Lila.

Prishtinë, më 23.09.2007