Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti në takim lamtumirës Shefin e OSBE-se, Vnendt
, 24.09.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së, Ambasadorin Verner Vnendt, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij personal për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe kontributin e stafit të tij dhe ndihmën e pakursyer të OSBE-së për konsolidimin e institucioneve demokratike të vendit.
Shefi i deritashëm i OSBE-së, Ambasadaori Vnendt, ka theksuar se Kosovën e ndjen si shtëpinë e tij dhe se nga këndej largohet me ndjenja të fuqishme pikëllimi, por dhe krenar për faktin se ka ndihmuar në forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës, të cilat ka thënë ai, kanë rëndësi të dorës së parë për përcaktimin e statusit. Vendt ndjehet krenar gjithashtu edhe për hapat drejt BE-së, në të cilën Kosova, shumë shpejt, duhet ta gjejë vendin e saj. Ai është shprehur optimist se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe OSBE-së do të vazhdojë edhe pas përcaktimit të statusit, i cili, është shprehur optimist Vnendt, nuk duhet të vonohet. Vnendt, ndërkaq, ndër prioritetet që e presin Kosovën e passtatusit ka theksuar: forcimin e institucioneve demokratike dhe garantimin se Kosova do të jetë vend i të gjithë atyre që duan të jetojnë këtu.
Duke i uruar shëndet dhe suksese në detyrën e tij të re, kryeparlamentari Berisha ka shfaqur bindjen e ti se Ambasadori Vnendt, si mik i Kosovës dhe njohës i rrethanave të kësaj pjese të Evropës, do të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë, duke e paraqitur të vërtetën për të.