Lajmet e fundit

Debati publik për Projektligjet për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara

, 25.09.2007




Projektligjet për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për rehabilitimin profesional si dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara janë përgatitur dhe të harmonizuar mirë, kështu që mund të thuhet se janë një nder projektligjet e hartuara më së miri. Me këto ligje afro 150.000 persona të cilët konsiderohet se janë në Kosovë me aftësi të kufizuara përfitojnë jo vetëm mbështetje materiale, por në ndonjë mënyrë edhe siguri dhe njëherazi integrohen në poret e jetës dhe të punës në tërësi. Me këto konstatime ka filluar debati i sotëm publik për Projektligjet për përkrahjen materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara fizike të cilën e ka organizuar Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesonte Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, kryetare e Komisionit.

Në këtë debat publik përveç anëtarëve të komisionit të lartpërmendur, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale në cilësinë e propozuesit të këtyre projektligjeve, pastaj përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë qenë të përfshirë me këta persona siç janë: HENDIKOS, OPFAKKOS, FSAK, Shoqata e të verbërve dhe shikim të dobësuar, Shoqata e shurdhmemecëve si dhe MDRI dhe Save the Children.

Pjesëmarrësit në këtë debat publik përveç të tjerash theksuan se këto dy Projektligje janë me interes shumë të madh për këtë kategori të qytetarëve të Kosovës. Me këto ligje përveç asj që rregullohet e drejta, mbrojtja dhe ndihma materiale për këtë kategori të qytetarëve posaçërisht për fëmijët, rregullohet edhe aftësimi profesional për punë me persona me aftësi të kufizuara.

Në debatin e lartpërmendur publik është theksuar se zbatimi i këtyre ligjeve kërkon mjete të konsiderueshme materiale të cilat Qeveria e Kosovës nuk ka mundësi që ti siguroi ,por për një kohë më të shkurtër duhet gjetur mënyra që Ligjet e miratuara në Kuvend të Kosovës të zbatohen në tërësi.

Në fund të këtij debati anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, mbështetën këto dy projektligje krahas vërejtjeve të caktuara të cilat i paraqitën pjesëmarrësit e këtij debati të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mëtejmë të tekstit të këtyre projektligjeve.
Debati publik për Projektligjet për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara