Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare

, 27.09.2007




Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, ministrat e resoreve u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e Qeverisë së Kosovës.

Në vazhdim deputetët kanë shqyrtuar për herë të parë pesë prorojektligje të reja: Projektligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës, të cilin e ka prezantuar Ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli; Projektligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës; atë Për statusin, imunitetin dhe privilegjet e misioneve diplomatike, konsullore dhe personelin në Kosovës dhe praninë ushtarake ndërkombëtare, si dhe personelin e saj (projektligje që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit) dhe Projektligjin për provimin përfundimtar dhe të maturës, të cilat i ka prezantuar Zëvendëskryeministri,.Lutfi Haziri. Projektligjin për Inspeksionin bujqësor, ndërkaq, e ka prezantuar Zvëvendësminisatri i Bujqësisë, Tomë Hajdaraj.

Të pesë projektligjet janë miratuar në parim dhe kanë kaluar në fazën e amendamentimit nëpër komisionet parlamentare.

Për herë të dytë, ndërkaq, deputetët kanë shqyrtuar (miratuar ) katër projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrat e statusit civil; atë Për statusin civil; Projektligjin për shoqëritë tregtare dhe atë Për vendbanimin dhe vendqëndrimin.

Deputetët kanë shqyrtuar dhe  e kanë miratuar Rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor që Projektligji për parqet nacionale (i shqyrtuar në Kuvend më 27.7.2007), t'i kthehet Qeverisë në ripunim. 

Në fund të seancës së sotme kuvendarët e Kosovës kanë shqyrtuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës të Kuvendit, por, për mungesë së kuorumit, nuk është arritur edhe të votohen ato. 

Nga punimet e seancës plenare