Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Arsim...

, 28.09.2007




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar, mbajti sot një takim me përfaqësues të Institutit Riinvest. Në këtë takim përfaqësuesit e Riinvestit prezentuan raportin e dytë mbi Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit (OZHM-së) për Kosovën. Muhamet Sadiku, nënkryetar i Institut Riinvest tha se Mijëvjeçari ka 8 objektiva, mirëpo në Kosovë janë 9 sosh:

- Elimini i Varfërisë Ekstreme dhe reduktimi i Varfërisë relative;
- Arritja e Shkollimit Primar për të Gjithë dhe Përmirësimi i Cilësisë së Shkollimit;
- Promovimi i Barazisë Gjinore dhe Fuqizimi i Gruas;
- Reduktimi i Vdekshmërisë Foshnjore;
- Reduktimi i Vdekshmërisë së nënave gjatë lindjes;
- Lufta Kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit;
- Sigurimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm të Mjedisit - Partneriteti Global për Zhvillim;
- Fuqizimi i Qeverisjes së Mirë drejt Integrimit Europian.

Komisioni ishte i interesuar që të fokusohej prezentimi më tepër në Objektivin e 2, 3 dhe të 4, të cilat kanë të bëjnë me mandatin e Komisionit. Anëtarët e Komisionit pasi dëgjuan prezantimin e Alban Hashanit si dhe të Valon Gashit, hulumtues të Riinvestit, parimisht e përkrahen këtë draft dhe thanë se është bërë një punë e mirë në këtë aspekt. Me këtë draft, u tha në Komision, Kosova ka se ku te bazohet në planet e më tutjeshme. Gjatë preznetimit u përmenden edhe vështirësitë më të cilat është ballafaqur Intituti në mungesë të të dhënave demografike, si dhe u potencua se ky është vetëm një orientim për të vazhduar më tutje në përmirësimin e këtij drafti.

Anëtarët e Komisionit i premtuan Intitutit Riinvest që në një takim të ardhshmë do të fokusohen në sygjerime të mëtutjeshme që ky draft të plotësohet edhe me detaje të tjera sa i përket çshtjeve të Arsimit.
Nga Mbledhja e Komisionit për Arsim...