Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Zvicrës, Lukas Beglinger
, 04.10.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha, kishte sot një takim njohës me shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Zvicrës,Lukas Beglinger. Tema bosht të këtij takimi ishin thelllimi i mëtejmë i bshkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, sidomos në fushën e bashkëpunimit ndërparlamëntar, si dhe procesi i statusit të Kosovës. Në këtë frymë kryeparlamentari Berisha e njoftoi z. Beglinger për punën që bëhet në Kuvendin e Kosovës në lëmin e legjislacionit.Ai çmoi lart ndihmën e gjithanshme që ka dhënë Zvicra , para së gjithash me përkrahjen politike të përcaktimit të statusit të Kosovës, si edhe me projektet e shumta të realizuara në vise të ndryshme të Kosovës që kanë lehtësuar jetën e qytetarëve tanë (ujësjellës, energji elektrike etj.).
Edhe me këtë rast z. Lukas Beglinger konfirmoi gatishmërinë e Zvicrës për të vazhduar të gjitha këto projekte, ndërkaq duke folur për çështjen e statusit të Kosovës , ai tha se statuskuoja në Kosovë nuk është e pranueshme, prandaj të gjithë duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të statusit të Kosovës. Përkitazi me këtë kryeparlamentari Berisha përsëriti qëndrimet e institucioneve të Kosovës për të ardhmen e Kosovës, sipas vullnetit të popullit për pavarësi.
Z. Lukas Beglinger gjatë këtij takimi u shpreh i bindur se Zvicra është ndër vendet që do të ofrojë mbështetje ekonomike për Kosovën.Në këtë kuadër ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërrajonal ekonomik, si formë më e lëhtë e realizimit të investimeve në projekte të mëdha.
Në takim u folë edhe për zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë. U konformua se në këto zgjedhje edhe Zvicra do të dërgojë vëzhguesit e vet.