Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të Asamblesë Nacionale të Francës
, 04.10.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot dy anëtarë të Asamblesë Nacionale të Francës: Jean-Pierre Dufau dhe Jean-Michel Ferrand, të ngarkuar për çështje të Kosovës dhe anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe zyrtarë të tjerë të këtij komiteti, të cilët po qëndrojnë në Kosovë dhe rajon me qëllim të përpilimit të një raporti studiues për gjendjen në këtë pjesë të Evropës . Në këtë vështrim delegacioni parlamentar francez, i cili shoqërohej nga Thierry Reynard, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Francës në Prishtinë, është interesuar për proceset në Kosovë drejt zgjidhjes së statusit.
Kryeparlamentari Berisha ka falënderuar për angazhimet dhe kontributin e shtetit francez për procesin në Kosovë, kurse në mënyrë të veçantë ka falënderuar Asamblenë Nacionale të Francës, e cila në mënyra të ndryshme e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kuvendin e Kosovës.
Duke iu përgjigjur interesimeve të parlamentarëve francezë për aktualitetin dhe perspektivat e proceseve në Kosovë, sidomos për gjasat e gjetjes së një kompromisi në bisedimet shtesë me palën serbe, Berisha ka theksuar se vendi po kalon nëpër momente vendimtare historike.
Kosova ka bërë kompromisin e saj duke pranuar Pakon e Ahtisarit dhe parimet e Grupit të Kontaktit, ka spikatur kreu i legjislativit të vendit, duke i garantuar mysafirët se pavarësia e Kosovës nuk e dëmton paqen dhe stabilitetin e rajonit, përkundrazi, ajo është në të mirë të rajonit dhe të vetë Serbisë. Kosova e pavarur, ka thënë Berisha jep garancione të fuqishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos për minoritetet, duke shtuar se vonimi i zgjidhjes së statusit, tashmë, është bërë pengesë e zhvillimit të vendit.
Duke përvijuar vizionin për të ardhmen e Kosovës, Berisha u ka shprehur parlamentarëve francezë dëshirën e popullit të Kosovës dhe përkushtimin e institucioneve të vendit për integrime evropiane.