Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldimann
, 05.10.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në një takim njohës, shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldimann, me të cilin bisedoi për punën që po e bën Kuvendi i Kosovës për miratimin e ligjeve, për procesin negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës, për zgjedhjet e nëntorit dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit dhe OSBE-së.
Duke i uruar z.Guldimann mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në detyrën e re, në krye të Misionit të OSBE-së, kryeparlamentari Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Kuvendit dhe OSBE-së dhe është shprehur optimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Shefi i ri OSBE-së në Kosovë, Tim Guldimann, konfirmoi vendosmërinë e tij për këtë bashkëpunim, duke shtuar se do të vazhdojë roli mbështetës dhe këshillëdhënës për legjislativin e vendit, pavarësisht nga roli dhe pozita e misionit të OSBE-së në Kosovën e passtatusit. Ai, ndërkaq, theksoi se misioni të cilin e udhëheq, aktualisht, është përqendruar në mbështetjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 17 nëntorit. Duke iu referuar përgatitjeve të bëra dhe qëndrimeve të artikuluara të institucioneve të Kosovës, shprehu bindjen e tij se zgjedhjet do të jenë të suksesshme.
Kryeparlamentari Berisha theksoi se Kosova, tashmë ka përvoja në organizimin e zgjedhjeve dhe u dakordua me bashkëbiseduesin se çdo përpjekje për destabilizim, në këto çaste vendimtare drejt zgjidhjes së statusit, do të ishte me pasoja të mëdha.
Berisha ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zgjidhjen e statusit, duke vlerësuar se statusquoja është e paqëndrueshme.