Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha, ngushëllon familjën Tishuku

, 08.10.2007




TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES TISHUKU DEÇAN

E nderuara familje Tishuku,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e anëtarit të familjes Suaj, Maxhun Tishuku, punëtor shumëvjeçar i arsimit, aktivist i devotshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 në Kosovë.

I bindur thellë se ikja para kohe nga kjo botë e Maxhun Tishukut do të lërë zbrazësi jo vetëm në familjen Tuaj, por edhe te të gjithë ne që e njohëm e që bashkëpunuam me të, më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të anëtarit të familjes Suaj.

Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe!

Prishtinë, 8 tetor 2007

Kolë Berisha
Kryetar i Kuvendit të Kosovës