Lajmet e fundit

Në Parlamentin e Estonisë u formua grupi i miqësisë me Kosovën

, 09.10.2007




Në Parlamentin e Estonsië u formua Grupi i Miqësisë me Kosovën , i formuluar me emërtimin zyrtar “Grupi për Mbështetje Kosovës”. Informata zyrtare ka ardhur në adresë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.

Në këtë grup janë gjashtë anëtarë, ndërsa kryetar i grupit është Zoti Hanes Astok.

Në njoftimin zyrtar, të cilin e ka nënshkruar kryetari i Parlamentit të Estonsië, Ene Ergma, njoftohet se anëtarë të Grupit të Miqësisë me Kosovën janë deputetët : Hanes Astok, kryetar i Grupit, nga Partia Reformiste, Mart Nut, nënëkryetar,Andres Herkel, Jaanus Marrandi,Jaak Salumets dhe Ester Tuikso.

Në letrën drejtuar kryeparlamentarit Berisha, bëhet e ditur se vendimi për formimin e “Grupit për Mbështetje Kosovës” është miratuar nga Parlamenti i Estonisë në seancën e mbajtur me 27 shtator.