Lajmet e fundit
Dëgjimi Publik organizuar nga Komisioni për Shërbime Publike... nuk u mbajt
, 09.10.2007
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, kishte organizuar për sot një dëgjim publik, që kishte për temë bosht autonominë institucionale dhe pavarësinë editoriale të RTK-së. Siç dihet, Kuvendi i Kosovës është themelues i RTK-së dhe ka për obligim të mbrojë autonominë institucionale dhe pavarësinë editoriale të RTK-së. Në këtë dëgjim publik ishin ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të RTK-së, të partive politike, të OSBE-së dhe të AMPEK-ut. Mirëpo, në këtë dëgjim publik nuk kishin ardhur askush nga udhëheqja e Radio Televizionit të Kosovës, të cilët pritej që të informonin Komisionin dhe pjesëmarrësit tjerë lidhur me temën e shtruar. Në këto rrethana, si tha edhe kryetarja e Komisionit, Nekibe Kelmendi, nuk ka se si të mbahet ky dëgjim publik. Udhëheqja e RTK-së kishte dërguar një letër elektronike të panënshkruar me të cilën njoftohej Komisioni se ajo nuk do të merrte pjesë në këtë dëgjim publik. Nekibe Kelmendi filloi ta lexojë letrën , por të pranishmit reaguan , duke theksuar se nuk ka nevojë të lexohet.