Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 09.10.2007
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore nr. 02-3424-L132 me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente.
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët nr. 2003/11 me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente dhe Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente.
Komisioni pas debatit të gjerë përkrahu këto projekligje duke dhënë edhe pëlqimin për procedimin e mëtejmë të tyre në Kuvend.
Në këtë mbledhje u përkrah edhe Rekomandimi i UNMIK-ut lidhur me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.