Lajmet e fundit
Nga takimi i Bordit të deputeteve me asociacione të ndryshme
, 10.10.2007
Bordi i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, i bashëkryesuar nga Hatixhe Hoxha e Gjylshen Berisha, ka mbajtur sot takimin e radhës me përfaqësueset e: OSBE-së, IND-së, UNIFEM-it, Fridrih Ebern Shtiftung-ut, KIPRED-it, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, Agjensionit për Barazi Gjinore, Qendrës për trajnime dhe studime gjinore, Qendrës Kosovare për Studime Gjinore dhe përfaqësueset e mediave.
Në këtë takim përfaqësueset e shoqërisë civile dhe deputetet diskutuan dhe u dakorduan për aktivitetet që parashihen të fillojnë në muajin tetor në mbështetje të grave kandidate në zgjedhjet e nëntorit.