Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha uron besimtarët islam të Kosovës për festën e Fitër Bajramit
, 11.10.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit islam. Në telegramin e kryeparlamentarit Berisha thuhet:
“Në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, ua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës.
Festa e Fitër Bajramit është festë e solidaritetit, e shprehjes së humanitetit dhe e shprehjes së dashurisë ndërmjet njerëzve. Është festë e mesazhit të madh për besim me të gjithë njerëzit dhe për mirëkuptim ndërmjet nesh. Prandaj, gjithmonë le të mbretërojë paqja, dashuria dhe lumturia në zemrat tuaja.
Uroj ta kaloni këtë festë me tryezat plot në familjet tuaja, me miq e me dashamirë. Paçi fat edhe lumturi nëpër familjet tuaja!”.
Prishtinë, 11 tetor 2007