Lajmet e fundit
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, vizitoi Institutin INKOS
, 09.10.2007
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesonte Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit, vizitoi sot Institutin e INKOS-it.
Në fillim të vizitës anëtarët e Komisionit në lokalet e Drejtorisë së Institutit u takuan me Bordin e Drejtorëve të INKOS-it, të cilin e kryesonte drejtori i këtij instituti z. Beqir Xhema. Në takimin e përmendur duke informuar për punën e gjithmbarshme të Institutit, drejtori Xhema, përveç të tjerash ka theksuar se momentalisht ky institut i ka të punësuar gjithsej 96 punëtorë, prej tyre 48 janë me përgatitje superiore profesionale dhe në mënyrë të vazhdueshme u jepet rëndësi pranimit të kuadrove cilësore profesionale me rastin e punësimit në këtë institut.
Në vazhdim drejtori Xhema, pos tjerash ka theksuar se ky institut në bashkëpunim me ekspertët e Xehetarisë nga Shqipëria ka bërë hulumtimet përkitazi me rezervat e thëngjillit në Kosovë. Ky hulumtim është kryer në afat prej gjashtë muajsh dhe ka kushtuar afro 50.000 euro. Sipas këtij hulumtimi rezervat gjeologjike të thëngjillit në Kosovë vlerësohen në gjithsej 10.090.797.594 tonë. Nga kjo shumë e gjithmbarshme deri më tani janë shfrytëzuar afro 278.972.176 tonë, kështu që për t’ u shfrytëzuar në periudhën e ardhshme kanë mbetur gjithsej 9.811.870.418 tonë thëngjill. Për hulumtime të mëtejme lidhur me rezervat e thëngjillit në Kosovë sipas përllogaritjeve të Institutit në lokacione të ndryshme në Kosovë duhet të bëhen edhe afro 2.000 shpime të reja.
Gjatë vizitës anëtarët e Komisionit vizituan Laboratorin për Kontrollimin e Kualitetit të Naftës dhe të Derivateve të saj dhe nga kompetentët e këtij laboratori janë njoftuar me punën e gjithmbarshme të Këtij laboratori.