Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës vizitoi komunën e Fushë Kosovës
, 16.10.2007
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi Sanije Alijaj, nënkryetare e parë e Komisionit, vizitoi sot Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës.
Në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës u mbajt mbledhje me kryetarin e Kuvendit Komunal, z. Skender Zogaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Duke i informuar anëtarët e komisionit në fjalë për përmbushjen e standardeve, që ndërlidhen me kthimin dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën ekonomike, sociale dhe politike të komunës së Fushë Kosovës, kryetari Zogaj, ndër të tjera, tha se në komunën e fushë Kosovës, prej gjithsej 12.000 banorëve, përafërsisht 6.000 janë pjesëtarë të komuniteteve pakicë. Të gjithë pjesëtarët e komuniteteve nacionale pakicë kanë lirinë e të folurit, lirinë e lëvizjes dhe lirinë e mendimit dhe të të shprehurit. Ndërkaq, nga 6.000 pjesëtarë të komuniteteve nacionale pakicë, më së shumti ka pjesëtarë të komunitetit hashkali, pastaj pasojnë egjiptasit, romët, si dhe rreth 2.000 serbë. Në komunën e Fushë Kosovës ekziston Zyra për Komunitete, e cila i kryen punët në kuadër të fushëveprimit të interesave të komuniteteve pakicë, që jetojnë dhe punojnë në komunën e Fushë Kosovës, e që në shërbimet publike të komunës janë të punësuar gjithsej 708 pjesëtarë të komuniteteve pakicë. Siç u theksua, papunësia (para se gjithash e të rinjve) është problemi më i madh në komunën e Fushë Kosovës.
Në vazhdim, kryetari i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, z. Zogaj, theksoi se gjatë disa viteve të fundit janë zhvilluar disa projekte që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë, përkatësisht që kanë qenë në interesin e tyre, në kuadër të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë dhe punë, para se gjithash mendohet në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, në asfaltimin e disa rrugëve rurale dhe të lagjeve, në ndriçimin e rrugëve të fshatrave dhe të lagjeve, mirëpo, për shkak të mungesës së mjeteve materiale – të parave, një numër i madh i projekteve nuk ka pasur mundësi të realizohet në tërësi. Sa i përket kthimit të personave të zhvendosur, z. Zogaj theksoi se komuna ka shfaqur interesim për kthimin e të gjithë atyre që, para luftës në Kosovë, kanë jetuar dhe punuar në këtë komunë, ashtu që janë përfunduar dy projekte shumë të rëndësishme, në fshatrat Lismir dhe Nakaradë, për kthimin e personave të zhvendosur, para se gjithash të serbëve.
Gjatë vizitës të komunës së Fushë Kosovës, anëtarët e Komisionit vizituan Lagjen 29, në të cilën jetojnë pjesëtarët e komunitetit ashkali, egjiptas dhe rom. Pjesëtarët e këtyre komuniteteve i njoftuan anëtarët e Komisionit me problemet dhe me të gjitha vështirësitë e tjera jetësore, me të cilat ballafaqohen ata në jetën dhe punën e përditshme.