Lajmet e fundit
Delegacioni parlamentar i Kosovës u kthye nga vizita në Spanjë
, 17.10.2007
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës që kryesohej nga Alush Gashi, në përbërjen të cilit ishin edhe shefat e grupeve parlamentare, më 15 dhe 16 tetor zhvilloi disa takime në Komisionin për Politike të Jashtme të Senatit dhe të Kongresit spanjoll si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij vendi, i cili aktualisht është kryesues i radhës e Asamblesë Parlamentare te OSBE-së.
Pas kthimit nga Madridi, udhëheqësi i delegacionit Alush Gashi, vizitën e ka vlerësuari me interes të posaçëm në kohën e marrjes së mbështetjes së vendeve të Bashkimit Evropian për pavarësinë e Kosovës. "Është përshtypje e përgjithshme se është rritur interesimi institucional për statusin e Kosovës. Ne shprehëm faleminderimet tona për praninë e trupave spanjolle në kuadër të KFOR-it dhe ofruam bashkëpunim bilateral parlamentar dhe mirëpritëm hapjen e një përfaqësie diplomatike të Spanjës në Kosove", tha Gashi.
Delegacioni parlamentar i Kosovës po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Spanjës për pavarësinë e Kosovës, si rast i posaçëm, duke theksuar se pavarësia e Kosovës është faktor i stabilitetit të vendit dhe të rajonit.
Mikpritësit, në të gjitha takimet, kanë theksuar mbështetjen për punën e Grupit të Kontaktit, me shpresë se do të arrihet uniteti i vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me statusin e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të pakicës serbe, Rangjellko Nojkiq, pjesëmarrës i delegacionit, kishte kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Vizita është mbështetur nga OSBE-ja.