Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 18.10.2007
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga kryeparlamentari, Kolë Berisha, deputetët kanë shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, prezantimin e të cilit e ka bërë ministri i Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor, Ardian Gjini.
Më pastaj seanca ka vazhduar me procedimin e amendamenteve në Rregulloren e Punës të Kuvendit. Me shumicë votash është miratuar vetëm njëri nga tetë amendamentet e propozuara nga deputetët dhe komisionet parlamentare për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Punës së Kuvendit .
Po në këtë seancë deputetët kanë miratuar Rekomandimet e Komisionit për telekomunikacion lidhur me vërejtjet e UNMIK- ut në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor; si dhe Rekomandimet e Komisionit për Shërbime Publike lidhur me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër.
Në seancë nuk ka kaluar të radhitet në rend të ditës kërkesa e Grupit Parlamentar ORA për të debatuar lidhur me grevën e urisë së SBASHK-ut.
Pyetjet e shumta parlamentare për punën e Qeverisë, të adresuara për kryeministrin Çeku, mbetën të marrin përgjigje në ndonjë seancë tjetër. Çeku e kishte njoftuar kryeparlamentarin Berisha se për shkak të agjendës së tij të ngjeshur, nuk kishte mundësi të merrte pjesë në seancën e sotme.