Lajmet e fundit
Dëgjim publik organizuar nga Komisioni Parlamentar për Siguri
, 22.10.2007
Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, organizoi sot një dëgjim publik me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin Policor të Kosovës, në funksion të ngritjes së mëtejme të mbikëqyrjes parlamentare ndaj sektorit të sigurisë në Kosovë dhe informimit rreth zhvillimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin Policor të Kosovës, si dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të këtij Komisioni me MPB-në dhe SHPK-në. Me këtë rast ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme Blerim Kuçi me stafin e vet dhe gjeneralnënkoloneli i SHPK-së, Sheremet Ahmeti, folën gjerësisht mbi segmente më të rëndësishme të fushëveprimit të këtyre dy subjekteve, duke u ndalur posaçërisht në çështjen e sigurisë në Kosovë, të ndërtimit të SHPK-së, luftën kundër krimit, infrastrukturën ligjore, bartjen e kompetencave e çështje te tjera, të cilat dilnin nga pyetjet e kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit.
Nga krerët e MPB-së dhe të SHPK-së u tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por mjaft e ndjeshme, sidomos në veri të Kosovës. Serbia edhe më tutje po e mban peng komunitetin serb për t’ u përfshirë në institucionet e Kosovës . Ndikim negativ në situatën në Kosovë reflekton edhe ekstremizmi kombëtar, si është paraqitja e Gardës së Car Llazarit, si dhe e ASHK-së.
Ekziston një bashkëpunim mjaft i mirë i KFOR-it, UNMIKU-ut dhe i SHPK-së që t’ i përgjigjen çdo situate të krijuar në Kosovë, të përballen me çdo sfidë të tashme dhe të ardhme për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për punë dhe jetë të të gjithë qytetarëve, gjithnjë të gatshëm që të bashkëpunojnë edhe me qytetarët.
Mbi 9 mijë pjesëtarë të SHPK-së janë të angazhuar maksimalisht për ndërtimin e mëtejmë të strukturës organizative , të gatshëm gjithnjë të përballen me krimin, madje duke bërë përpjekje të pareshtura që këtë punë ta bëjnë vetë, por gjithnjë të hapur për këshilla,ndihmë dhe bashkëpunim.
Vëmendja gjatë dëgjimit u përqendrua edhe në bartjen e kompetencave. Kreu i SHPK-së angazhohej që bartja e kompetencave të bëhet në trekëndëshin UNMIK – SHPK- Unioni Evropian. Në ngadalësimin e bartjes së kompetencave po ndikon shumë edhe zvarritja e statusit të Kosovës.
Infrastruktura ligjore ishte një tjetër segment që gjithashtu preokuponte pjesëmarrësit. Në këtë frymë u tha se duhet të punohet më shumë, si në procedimin sa më të shpejt të projektligjeve, ashtu edhe në zbatimin e ligjeve ekzistuese, duke punuar edhe në hartimin e akteve nënligjore.
Në vijim u tha se kufizimet buxhetore po reflektohen mjaft negativisht në zhvillimin e SHPK-së, ndaj shtrohet si domosdoshmëri që në këtë aspekt në të ardhmen të bëhet më shumë për përmirësimin e kësaj pozite, sidomos në ndërtimin e objekteve sa më adekuate të punës dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme.