Lajmet e fundit
Nga seminari rreth menaxhimit të personelit
, 20.10.2007
Organizuar nga Projekti për Mbështetje të Mëtejme Kuvendit të Kosovës, më 19 dhe 20 tetor, për përgjegjësit e sektorëve të administratës së Kuvendit të Kosovës është mbajtur një seminar rreth menaxhimit të personelit në temën : “Menaxhimi modern dhe proaktiv në një kuvend parlamentar”, në të cilin kanë marrë pjesë edhe anëtari i Kryesisë, Gazmend Muhaxheri, Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit dhe Hugues de Courtivron, udhëheqës i Projektit. Ata kanë theksuar rëndësinë që ka përgatitja e udhëheqësve të Administratës për zbatimin e Rregullores për organizimin dhe përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Kosovës.
Eric Morreel, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Përgjithshme, Financa dhe Buxhet në Dhomën e Përfaqësuesve të Belgjikës, ka ligjëruar në temën: ”Parimet e përgjithshme dhe përpunimet e vlerësimeve vjetore”, kurse zëvendësudhëheqësi i Departamentit të Personelit në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij parlamenti, Georges De Baerdemaeker, ka prezantuar zbatimin e reformës së rregullave statusore, si dhe dokumentin për vlerësimin vjetor të punonjësve.
Për ta bërë sa më të afërt temën e trajtuar në seminar, profesionalistët e administratës së Parlamentit belg kanë organizuar debat në grupe, duke improvizuar raste të ndryshme të vlerësimit të punonjësve të administratës së një parlamenti, përfshirë edhe ato të situatave me konflikt.
Përgjegjësit e sektorëve të administratës së Kuvendit të Kosovës e kanë mirëpritur këtë seminar dhe e kanë çmuar si shumë të vlefshëm për vlerësimin real të personelit, të avancimit profesional të punonjësve dhe të motivimit të tyre për punë të suksesshme.