Lajmet e fundit
Fjala e z/kryetarit të komisionit parlamentar për BPZHRMPH i Kuvendit të Kosovës
, 19.10.2007
Të nderuar deputet nga parlamentet fqinje,
Përfaqësues të OSBE-së,
Të nderuar mysafirë,
Deputetë të Kuvendit të Kosovës
Ju falënderoj ngrohtësisht për përgjigjen pozitive që i keni bërë ftesës sonë për të qenë sot prezent në Konferencën: “Mjedisi si mjet i promovimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në vendet në tranzicion”.
Prandaj, më lejoni që në emër të Komision Parlamentar për Mjedis dhe Bujqësi të Kuvendit të Kosovës të ju përshëndes dhe të ju uroj suksese gjatë punimeve të kësaj Konference .
Duke ndjerë nevojën dhe përgjegjësinë për një qasje më aktive dhe më të organizuar në fushën e mjedisit, respektivisht në parandalimin e ndotjes së mjedisit, pastaj duke pas në konsideratë se sot problemet mjedisore janë gjithnjë më të definuara si çështje globale, sot, shtohet domosdoshmëria për një qasje shumë më aktive, e përgjegjshme dhe shumë profesionale, për të ndërtuar një bashkëpunim serioz ndërshtetëror në lëmin e mjedisit. Të nderuar të pranishëm, sot jemi duke përjetuar rritje të mëdha të problemeve mjedisore, të cilat nuk njohin kufij, derisa dje ato janë trajtuar si probleme lokale dhe rajonale, ato sot trajtohen, në kuptimin e përgjithshëm si problematika globale. Vendet në tranzicion janë përballur dhe vazhdojnë të ballafaqohen me një problematikë të tillë, siç është ndotja e mjedisit, dhe pikërisht këto vende japin pasqyrën më të qartë se sa është një problematikë e tillë serioze.
Shfrytëzimi i pakontrolluar dhe i dhunshëm i resurseve natyrore në 50 vjetët e sistemit komunist-totalitar, pa i kushtuar vëmendje pasojave të mundshme në ambient, kanë lënë gjurmë të rënda. Kosova është një nga këto vende që sot vazhdon të ballafaqohet me probleme mjedisore, e në veçanti, me problemet e karakterizuara si ndotje industriale dhe pakësimi të biodiversitetit.
Të nderuar të pranishëm,
Kosova është në procesin e ndërtimit të legjislacionit mjedisor, është në një proces intensiv, duke qenë e gjithnjë e vetëdijshme dhe e përgatitur se kjo është një rrugë jo e shkurtë, dhe Kuvendi i Kosovës, siç duhet të jetë roli i çdo Parlamenti demokratik, ka përgjegjësi dhe mandat, përveç ndërtimit të legjislacionit të kësaj fushe, t’i ngrit dhe t’i afirmoj problemet që janë aktuale.
Prandaj, është fare e lehtë të konkludojmë se prej sinjalizimit deri te zgjidhja e problemeve është i domosdoshëm një bashkëpunim shumëdimensional dhe shumë-sektorial dhe këto nivele bashkëpunimi mund të janë të arritshme nëse ekziston vullneti dhe përkushtimi institucional por edhe shoqëror. Esenca e zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik, sot pikërisht bazohet nga vendosja e një bazamenti të ekuilibruar ndërmjet mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarit.
Të nderuar kolegë,
Kjo Konferencë sot, jemi thellësisht të bindur, se do të demonstroj, shembullin e një nga formave të shumta të mundësive për bashkëpunim të sinqertë ndër-parlamentar e ndërshtetëror të vendeve të rajonit. Shkëmbimi i përvojave me vendet që tashmë e kanë kaluar këtë fazë tranziocioni është edhe një mundësi më shumë që ne ta krijomë dhe adaptojmë infrastrukturën ligjore në dobi të realizimit të projekteve që do ta ndërronin kursin e zhvillimeve në mbrojtjen e ambientit.
Sot, kur në vendin tonë, krejt atmosfera dominohet nga zhvillimet politike, duket sikur shumë pak po i kushtohet rëndësi kësaj sfere të jetës për qytetarët e Kosovës, pra mbrojtjes së ambientin. Por, le të shpresojmë nga këtu se rezultatet e kësaj Konference do të jenë të prekshme shumë shpejt.
Mbrojtja e është objektivi i shtatë nga tetë objektivat e zhvillimit të mijëvjeqarit!
JU faleminderit