Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim i Kuvendit të Kosovës

, 22.10.2007




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës të cilin e kryesonte znj. Sanije Alijaj, nënkryetare e parë e Komisionit, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i Raportit përkitazi me ndihmën dhe rikthimin e komuniteteve në Kosovë (SPAK) i cili është përgatitur nga UNDP-i, më saktësisht nga ana e Agjencisë për partneritet të qëndrueshëm dhe ndihmë për kthimin e komuniteteve në Kosovë. Raportin e lartpërmendur e ka paraqitur kryemenaxheri i Agjencisë për partneritet të qëndrueshëm dhe ndihmë për kthimin e komuniteteve në Kosovë, z. Kim Vetting.

Në mbledhjen e përmendur, përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, z. Ibish Bajrami.

Në mbledhje, duke folur për procesin e kthimit të komuniteteve në Kosovë, z. Kim Vetting ka theksuar se ky program i (SPAK) ka filluar të zbatohet qysh në vitin 2005, dhe se ky program ofron një mekanizëm integrues për një spektër të gjerë të ofrimit të ndihmës e cila është në dispozicion për të rikthyerit dhe i cili e kombinon mbështetjen për kthimin e organizuar grupor apo individuale apo kthim spontan. Për ndryshe për realizim sa më të mirë të këtij programi të UNDP-is, Agjencia për ndihmë për kthimin e komuniteteve në Kosovë bashkëpunon në mënyrë të ngushtë dhe koordinon punën me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim si dhe me pushtetet komunale, OJQ-të, por edhe me të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në procesin e kthimit të të gjithë atyre që kanë jetuar dhe punuar në Kosovë deri në vitin 1999. Mbështetja kryesore dhe e ofrimit të ndihmës për kthim e qëndrueshëm dhe riintegrimin e atyre të cilët kthehen në mënyrë të organizuar apo individuale në Kosovë. Në vazhdim z. Venttin ka theksuar se deri në muajin prill të vitit 2006 përmes këtij programi janë kthyer 82 familje (afro 430 individë) kanë fituar lejet për ndarjen e ndihmës banesore, ndërsa për 128 familje shtesë (përafërsisht afro 700 individë), presin që edhe ata të marrin lejen për një lloj të këtillë ndihmash.

Në punën e mëtejme të kësaj mbledhje, disa anëtar të këtij Komisioni kanë kritikuar punën e UNDP-së, çka do të thotë realizimin e Programit të SPAK, dhe kjo para së gjithash për arsye se projektet për kthimin e komuniteteve në Kosovë kanë qenë ekskluzvisiht (mbi 90%) për kthimin e serbëve. Kritika të shumta për punën e deritanishme për kthimin e komuniteteve në Kosovë janë drejtuar në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim e cila nuk i ka përmbushur në tërësi obligimet të cilat dalin nga fushë veprimtaria e saj dhe e cila ka qenë e obliguar që këto t’i realizoj.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim i Kuvendit të Kosovës