Lajmet e fundit
Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar shqyrtoi Projektligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme
, 23.10.2007
Komisioni Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Euro-Atlantik, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Sabri Hamiti, kryetar i komisionit, shqyrtoi Projektligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës.
Anëtarët e komisionit miratimin e këtij projektligji e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm për krijimin e një resori të ri të Qeverisë si dhe hapjen e përfaqësive diplomatike të Kosovës në vende të ndryshme të botës.
Projektligji në fjalë, me gjithsej dymbëdhjetë nene, i cili e ka kaluar shqyrtimin e parë me mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare dhe pa asnjë votë kundër të deputetëve, nga ky takim i komisionit (në cilësinë e komisionit funksional) është pasuruar edhe me shtatë amendamente, të cilat do t‘i propozohen seancës plenare për miratim në shqyrtimin e dytë të projektligjit.
Këshilltari për marrëdhënie me jashtë i zvëndëskryeministrit Haziri, Marc Dickinson, i cili merrte pjesë në këtë takim të komisionit, me shpjegimet e tij për praktikat e vendeve të ndryshme për krijimin e përfaqësive diplomatike, si dhe për emërimin dhe revokimin e përfaqësuesve diplomatikë, ka kontribuuar për precizimin e propozimeve për amendamentimin e këtij projektligji.