Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 26.10.2007
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parasë me amendamente. Komisioni u pajtua me amendamentet e bëra, duke përkrahur njëkohësisht edhe procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji në shqyrtim të dytë ( aprovim ) në Kuvend.
Përkitazi me kërkesën e Komisionit të Pavarur për Media për aprovimin e Vendimit për kompensimin e anëtarëve të Këshillit dhe anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave u vendos që atyre t’ iu njihet e drejta në kompensim, në lartësinë e anëtarëve të komisioneve parlamentare nga radhët e deputetëve. Kjo e drejtë do t’ iu takojë edhe anëtarëve të Këshilli Antikorrupsion.