Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 30.10.2007
Në fillim të seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga kryeparlamentari, Kolë Berisha, deputetët me shumicë votash kanë miratuar propozimin për shmangie të rregullës 5.2 të Rregullores se Punës së Kuvendit, me çka krijohet mundësia që kjo legjislaturë të ketë mandat deri ditën e kunstituimit të legjislaturës tjetër.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Alush Gashi, i ka njoftuar deputetët se është arritur një marrëveshje ndërmjet shefave të grupeve parlamentare që deri në përfundim të zgjedhjeve të mos radhiten në seanca pyetjet parlamentare dhe të mos ketë debate të cilët mund të shfrytëzohen për fushatë zgjedhore, marrëveshje kjo që është mbështetur nga shumica e deputetëve të pranishëm në seancë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi, ndërkaq e ka tërhequr kërkesën e këtij grupi lidhur me ofertën e Grupit Negociator për Traktatin e miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me arsyetimin se Grupi Negociator do ta njoftojë Kuvendin në fund të bisedimeve shtesë për statusin.
Për shkak të disa vërejtjeve që kanë ardhur nga OSBE-ja, deputetët e kanë hequr nga rendi i ditës së seancës edhe shqyrtimin e Rekomandimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për emërimin e Avokatit të Popullit.
Në vazhdim të seancës është proceduar me projektligjet. Është shqyrtuar për herë të parë Projektligji për hetim parlamentar, kurse për herë të dytë është shqyrtuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët.
Derisa deputetët po e amendamentonin Projektligjin për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit, anëtari i Kryesisë, Naim Maloku, i cili po e kryesonte seancën, konstatoi se mungonte kuorumi për shqyrtimin e ligjeve, duke e mbyllur seancën për ta vazhduar ditën e premte, në orën 10.