Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha ngushëllon familjen Abdullahu
, 01.11.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, Rexhep Abdullahu, kryetar i Partisë Nacionale Demokratike Shqiptareyetare dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.
Në telegram thuhet:
E nderuara familje Abdullahu,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e anëtarit të familjes Suaj, Rexhep Abdullahu, kryetar i Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare, atdhetar i devotshëm i kauzës sonë kombëtare, luftëtar i paepur për liri, demokraci e pavarësi të Kosovës.
Më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të anëtarit të familjes Suaj.
E ndajmë me Ju këtë dhimbje të madhe!
Prishtinë, 1 nëntor 2007
Kolë Berisha,
Kryetar i Kuvendit të Kosovës