Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti Kryesinë e FR të LDK-së
, 02.11.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i LDK-së, Kolë Berisha, priti sot në një takim Kryesinë e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye Sytrime Dërvishollin, kryetare.
Kryetarja e Kryesisë së FR të LDK-së, Sytrime Dërvisholli, që në fillim përgëzoi kryeparlamentarin Berisha për punën e madhe që është bërë e që po bëhet në Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e tij, si dhe e falënderoi atë për ndihmën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë e që po jep kryeparlamentari Berisha për të rinjtë e partisë më të madhe në Kosovë – LDK-së, qoftë si kryetar Kuvendi e qoftë edhe si nënkryetar i partisë. Dërvisholli, në emër të Kryesisë së FR të LDK-së, i premtoi kryeparlamentarit Berisha përkrahjen e parezervë të FR të LDK-së në punën e mëtejme në Kuvendin e Kosovës si dhe në LDK.
Kryeparlamentari Berisha i falënderoi të rinjtë e LDK-së për vizitën dhe u tha atyre se vizitat më të dashura për të janë ato të të rinjve. “E kam thënë disa herë, por po e përsëris edhe këtu: Nëse dikujt duhet t’i përkulem në jetë, pos Kombit e Atdheut, është kjo rinia”, tha kryeparlamentari Berisha. “Ju jeni kreativë, jeni dinamikë, jeni plot elan, jeni e tashmja dhe e ardhmja jonë. Prandaj, në listat zgjedhore të LDK-së ka numër të konsiderueshëm të të rinjve. Gjithmonë do të keni mbështetjen time. Jam me ju dhe do të jem me ju”, u tha kryeparlamentari Berisha të rinjve të LDK-së.