Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare

, 02.11.2007




Në vazhdim të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës (të ndërprerë ditën e martë për mungesë kuorumi), të drejtuar nga kryeparlamentari, Kolë Berisha, deputetët kanë vazhduar me amendamentimin e Projektligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit, të cilin edhe e kanë miratuar me shumicë votash, siç e kanë miratuar edhe Projektligjin për barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekusorë.

Deputetët, ndërkaq, sipas Rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ia kanë kthyer Qeverisë së Kosovës në ripunim Projektligjin për arsimin dhe aftësimin privat, kurse sipas Rekomandimit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për ripunim ia kanë kthyer gjithashtu edhe Projektligjn për punë, Projektligjin për grevat dhe Projektligjin për organizimin sindikal.

Seanca po sot ka miratuar edhe Rekomandimin e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgiminë kulturore.

Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, janë emëruar: Nimon Alimusaj, Edi Shukriu, Fejaz Drançolli,. Tahir Emra, Zymer Neziri, Branisllav Grbiq dhe Enis Kervan, mandati i të cilëve zgjatë tri vjet.
Nga punimet e seancës plenare