Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Siguri
, 07.11.2007
Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, miratoi sot Raportin nga dëgjimi publik me MPB-në dhe SHPK-në , si dhe atë nga dëgjimi publik me Agjencionin Antikorrupcion të Kosovës.
Me këtë rast u tha se në zhvillimet pozitive në fushën e sigurisë në Kosovë po jep kontribut e vet edhe ky Komision. Komisioni u angazhua për përpjekje të mëtejme drejt përmirësimit të pozitës materiale të pjesëtarëve të SHPK-së, duke marrë parasysh posaçërisht rrezikshmërinë në punë.
Në vijim, Komisioni përkrahu rekomandimet që Prokuroritë t’ iu japin prioritet procedimit dhe shqyrtimit më të shpejtë të lëndëve që vijnë nga Agjencioni Antikorrupcion. Anëtarët e Komisionit u pajtuan që sipas vendimit të Kuvendit, për të qenë në seancë të përhershme, sipas nevojës do të jenë gjithnjë të gatshëm për t’ u tubuar deri në hyrjen në fuqi të legjislaturës së re.