Lajmet e fundit

Anëtarë të KPM-së dhe të Bordit të RTK-së në procedurë parlamentare

, 07.11.2007




Në një mbledhje të përbashkët të përfaqësuesve të të gjitha subjekteve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga anëtari i Kryesisë, Naim Maloku (sipas autorizimit nga kryeparlamentari Berisha), sot është konstituuar Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur për Media.

Kryetar i komisionit është zgjedhur Naim Jerliu, nënkryetar i parë, Fehmi Mujota, kurse nënkryetar i dytë është zgjedhur Xhevdet Neziraj.

Ka mbetur që komisioni ditën e premte t’i përzgjedh dy nga katër kandidatët e propozuar nga Komisioni i Pavarur për Media, emërimi i të cilëve për anëtarë në Këshillin e Pavarur për Media duhet të kalojë nëpër një vote formale të seancës s Kuvendit të Kosovës.

Po sot ishte thirrur edhe mbledhja për konstituimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së, e cila për mungesë kuorumi shtyhet për ditën e premte.
Anëtarë të KPM-së dhe të Bordit të RTK-së në procedurë parlamentare