Lajmet e fundit

Prapë nuk konstituohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

, 09.11.2007




Anëtari i Kryesisë, Naim Maloku (sipas autorizimit nga kryeparlamentari Berisha), kishte ftuar edhe një herë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, për të konstituuar Komisionnin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së, por mbledhja nuk është mbajtur për mungesë kuorumi. Nga tetëmbëdhjetë deputetët e ftuar në këtë takim, ftesës për mbledhje i ishin përgjigjur vetëm tetë prej tyre, kurse për të proceduar me përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së, nevojitej kuorumi prej së paku dhjetë deputetësh.

Edhe në takimin e parë për konstituimin e komisionit ad- hoc ( të merkurën e shkuar) nuk kishte kuorum për mbledhje.