Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Shuk

, 15.11.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Shuk. Në këtë takim të rregullt pune u diskutuan zhvillimet aktuale dhe ecuria e përpjekjeve lidhur me statusin e Kosovës, ndërsa pjesa më e madhe e bisedës iu kushtua mbarëvajtjes fushatës dhe përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale, më 17 nëntor.

Gjatë bisedës u vlerësua lart mbarëvajtja e fushatës, e cila po rrjedh e qetë dhe në kuadër të parametrave e standardeve demokratike , me shkallë të lartë të emancipimit dhe të pjekurisë politike. Ecuria e deritashme është një parashenjë pozitive dhe optimiste edhe për pjesëmarrje masive të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.

Po kështu u vlerësua lart edhe shkalla e përgatitjeve të tjera juridike e teknike , përgatitjet për prani të vëzhguesve, si dhe përgatitjet e tjera për mbarëvajtje dhe zhvillim të qetë të zgjedhjeve në aspektin e sigurisë . Përvojat e kaluara, puna e palodhshme për organizim dhe ecuria e deritashme e fushatës na bëjnë të besojmë se edhe këto zgjedhje do të zhvillohen në nivel shumë të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit përsëritën thirrjen për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e kontinuitetit të përpjekjeve për përfundim të procesve lidhur me definimin e statusit të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Shuk