Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti në vizitë lamtumirëse shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, Thierry Reinar
, 22.11.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti në vizitë lamtumirëse shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, Thierrry Reinar.
Kryeparlamentari Berisha falënderoi për angazhimet dhe mbështetjen e Francës për procesin e definimit të statusit, si dhe falënderoi z. Reinar, diplomat me përvojë ,i cili gjatë kësaj kohe të qëndrimit në Kosovë, ka treguar një angazhim të veçantë, edhe në komunikimet miqësore e në bashkëpunimin e ngrohtë që ka pasur me popullin dhe me institucionet e Kosovës.
Një falënderim të veçantë kryeparalmentari Berisha i shprehu z. Reinar edhe për angazhimet personale për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë Nacionale të Francës, e cila, qoftë në formë bilaterale apo në kuadër të Konsorciumit të katër parlamenteve evropiane në projektin “Mbështetje e mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, ka dhënë mbështetje të dobishme profesionale për Kuvendin e Kosovës.
Diplomati francez Reinar theksoi se momentet e largimit nuk janë të lehta pas tri vjetësh të angazhimeve dhe të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës dhe u shpreh mirënjohës për mënyrën në të cilën është pritur nga kosovarët. Gjatë këtyre tre vjetëve , tha ai, janë bërë përparime të mëdha, sidomos në ndërtimin e mirëbesimit dhe të mirëkuptimit të institucioneve e të qytetarëve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
Z. Reinar shprehu bindjen se dokumenti i ofruar nga Treshja ndërmjetësuese për zgjidhjen e statusit të Kosovës është dokument që ofron mundësi për të besuar se do të gjendet zgjidhje. Ndërsa, kryeparlamentari Berisha theksoi se dokumenti po analizohet dhe shumë shpejt do të jepet përgjigje nga Grupi i Unitetit i Kosovës.
Franca, tha Reinar, po bën përpjekje maksimale për të demonstruar se janë bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje me marrëveshje. Nëse kjo mënyrë do të tregohet e pasuksesshme, tha z. Reinar, Franca do të kërkojë që BE-ja të marrë përgjegjësinë për procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në bashkëpunim dhe në koordinim me institucionet e Kosovës.
Reinar shprehu me këtë rast dëshirën që, siç tha, është edhe qëndrim zyrtar i Francës, që në institucionet e Kosovës, në Qeveri dhe në Parlament, të vijnë njerëz që kanë treguar përgjegjësi dhe angazhim në punën e tyre të deritashme. Ne vlerësojmë se Grupi i Unitetit i Kosovës ka bërë punë të mirë në kushte të vështira dhe presim që edhe institucionet që do të konstituohen së shpejti të vazhdojnë punën sipas dy prioriteteve kryesore: implementimi i Planit të Ahtisarit dhe rimëkëmbja e ekonomisë.