Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Siguri

, 23.11.2007




Komisioni për siguri i Kuvendit të Kosovës gjatë gjithë mandatit të tij zhvilloi një aktivitet mjaft të begatshëm, si në bashkëpunimin, ashtu edhe në kontrollin e institucioneve nga fusha e sigurisë. Aktivitet mjaft të frytshëm ky Komision tregoi edhe në bashkëpunim më institucionet tjera vendore e ndërkombëtare. Kjo ka bërë që të krijohet një bazë e mirë për vazhdimin e punës së këtij Komisioni në legjislaturën e re të Kuvendit. Këto ishin disa nga konstatimet e mbledhjes së fundit të këtij Komisioni në këtë mandat, të kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, me rastin e shqyrtimit të raportit për punën e Komisionit gjatë legjislaturës së deritashme, në të cilin u dhanë edhe disa vërejtje. Ndër të arriturat e anëtarëve të këtij Komisioni u përmend transformimi i Komisionit për Gatishmëri dhe Emergjencë, në Komision për siguri, aktivitetet e koordinuara që zhvilloi, të cilat në pjesën dërrmuese janë shoqëruar nga një frymë koncenzusi dhe pa ndarje pozitë-opozitë.
Mbledhja e Komisionit për Siguri