Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 26.11.2007




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit miratoi sot Raportin Mandator 2004 – 2007. Në kuadër të përgjegjësive, si theksohet në këtë Raport, Komisioni ka përcaktuar planin e punës për çdo vit kalendarik sipas strategjisë legjislative të Qeverisë, duke u mbështetur në çështjet më prioritare, përfshirë këtu edhe takimet me institucione tjera. Gjatë kësaj periudhe Komisioni ka mbajtur 67 mbledhje të rregullta, 9 dëgjime publike , si dhe ka bërë 10 vizita në komuna të ndryshme të Kosovës. Në kuadër të punës dhe aktiviteteve të gjithmbarshme të këtij Komisioni kanë dominuar raportet preliminare për projektligjet para miratimit të tyre ne parim nga ana e Kuvendit të Kosovës, amendamentimi i projektligjeve, rekomandimet për Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, si dhe mbikëqyrja – monitorimi i ligjeve dhe e akteve nënligjore të parapara me ligjet në fuqi.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media