Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Shuk
, 29.11.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Shuk. Takimi kishte karakter pune, në kuadër të takimeve të rregullta të cilat kryeparlamentari Berisha i zhvillon me drejtuesit e UNMIK-ut.
Në këtë takim u diskutuan zhvillimet aktuale dhe ecuria e përpjekjeve lidhur me statusin e Kosovës. Në këtë kuadër u theksua shkalla e konstruktivitetit dhe kooperativitetit të palës kosovare në interes të gjetjes së zgjidhjes, si dhe u shfaq shpresa se kjo çështje do të pasqyrohet në raportin e Treshes ndërkombëtare.
U vlerësua shumë lart organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të mbajtura më 17 nëntor dhe u shfaq bindja se ky nivel organizmi do të manifestohet edhe deri në fund të këtij procesi, përkatësisht gjatë balotazhit për kryetarët e komunave.
Në takim u shpreh optimizmi se në bazë të përgatitjeve të bëra me kohë dhe përkushtimit të të gjithë faktorëve pjesëmarrës në këtë proces, nuk do të ketë vonesa në konstituimin e organeve të reja në bazë të rezultateve zgjedhore.
Edhe lidhur me konstituimin e Kuvendit u rikonfirmua përcaktimi se nuk do të ketë vakum juridik, sepse Kuvendit mund t’i vazhdohet mandati nga ana e PSSP-së për aq ditë sa të jetë e nevojshme, përkatësisht deri në momentin e konstituimit të Kuvendit të ri.