Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha u takua me shefen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov
, 12.12.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, u takua sot me shefen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov. Në këtë takim u bisedua për çështje aktuale në Kosovë dhe rreth Kosovës, si dhe për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së dytë, me theks të veçantë për periudhën e shkuar gati dyvjeçare.
Kryeparlamentari Berisha e informoi zonjën Kajdanov për punën e bërë në Kuvendin e Kosovës gjatë periudhës njëzet muajshe të tij, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, si dhe për përgatitjet që është duke bërë Kuvendi i Kosovës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 17 nëntorit 2007.
Me këtë rast , kryeparlamentari Berisha tha se Kuvendi i Kosovës ka arritur të bëhet shtëpi e vërtetë e demokracisë në Kosovë dhe i mbetet për detyrë legjislaturës së re që sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe t’i çojë edhe më përpara.
Zonja Kajdanov shprehu vlerësimin e saj për bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Ndërsa, edhe kryeparlamentari Berisha falënderoi zonjën Kajdanov për ndihmën që dha ajo dhe Zyra Amerikane në Prishtinë për Kuvendin e Kosovës, si dhe e çmoi lart bashkëpunimin e ngushtë me zonjën Kajdanov dhe me Zyrën Amerikane në Prishtinë.