Lajmet e fundit

Filloi regjistrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës

, 13.12.2007




Dje në Kuvendin e Kosovës ka arritur lista deputetëve të certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, kurse sot, nga ora 9:00 e mëngjesit, ka filluar regjistrimi i deputetëve të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Stafi administrativ i Kuvendit është mobilizuar që brenda dy ditësh të përfundojë të gjitha procedurat për regjistrimin e deputetëve, si dhe pajisjen e tyre me dokumentet e identifikimit të deputetit dhe kartelat për votim elektronik, në mënyrë që në afatin sa më të shkurtër të mbahet mbledhje konstitutive e Kuvendit të Kosovës.
Filloi regjistrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës