Lajmet e fundit
Urimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, me rastin e festës së Kurban Bajramit
, 19.12.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ua uron Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës.
“Festa e Kurban Bajramit le të jetë moment i gëzimit tuaj, moment i forcimit të dashurisë dhe i harmonisë vëllazërore. Uroj që kjo festë e Kurban Bajramit të jetë edhe një rast i volitshëm për të rikonfirmuar rëndësinë e pazëvendësueshme që kanë solidariteti, respekti, toleranca dhe harmonia në rrugën e realizimit të aspiratave të Kosovës dhe të mirëqenies së qytetarëve të saj.
Me fat dhe Gëzuar Festa e Kurban Bajramit”, theksohet në telegramin e kryeparlamentarit Berisha.