Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti një grup parlamentarësh nga Italia
, 21.12.2007
Një delegacion i Parlamentit Italian, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, u prit nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Delegacionit i printe z. Umberto Ranieri, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian. Në delegacion ishin edhe gjashtë anëtarë të këtij Komisioni, ambasadori i Italisë në Beograd dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Italisë në Prishtinë.
Takimi kaloi në shenjë bashkëbisedimi për proceset aktuale politike lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, pastaj bashkëpunimin ndërparlamentar dhe ecurinë e procesit për konstituimin e organeve të reja në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 17 nëntor. Parlamentarët italianë, një pjesë të konsiderueshme të interesimit të tyre, e përqendruan rreth karakteristikave kryesore të Kosovës në të ardhmen, për çështje sistemore e sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me garancitë për komunitetet minoritare.
Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, fillimisht ka falënderuar autoritetet italiane për qëndrimin e mbajtur dhe mbështetjen e dhënë për çështjen e Kosovës. Ai, pasi theksoi se Kosova është në një moment vendimtar të historisë së saj, vlerësoi lart mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës, si një moment pas të cilit do të përshpejtohet çështja e statusit të Kosovës në bashkëpunim e koordinim me miqtë ndërkombëtarë. Kryeparlamentari Berisha paraqiti një retrospektivë të angazhimeve të deritashme dhe përkushtimin e palës kosovare në bisedat rreth statusit dhe konstatoi se është mirë që tash edhe të tjerët e kane të qartë se statuskuoja është e padurueshme dhe e paqëndrueshme.
Duke u përgjigjur në pyetjet e parlamentarëve italian z. Berisha tha se pavarësia nuk zgjidh automatikisht të gjitha problemet e shumta ekonomike,por hap perspektiva dhe e vë në lëvizje mekanizmin e mundësive për zhvillim ekonomik. Pavarësia e Kosovës krijon kushtet për investime të jashtme, bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare, ka spikatur Berisha. Zhvillimi ekonomik, tha ai, do të përshpejtojë edhe bashkëpunimin ndëretnik. Në pyetjen lidhur me perspektivën mëtejshme të raporteve ndërfetare, z.Berisha tha se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë probleme ndërmjet komuniteteve fetare, sepse, historikisht është e njohur dhe e dëshmuar toleranca dhe harmonia e besimeve, pastaj kjo çështje është e garantuar edhe me ligj dhe tashmë janë ofruar edhe garanci kushtetuese për liritë fetare në shtetin e ardhshëm laik të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, ka bërë një zbërthim të amplifikuar të këtyre koncepteve dhe vizioneve për shtetin e pavarur të Kosovës edhe në takimin e veçantë dhe të gjatë me një grup përfaqësuesish të medias italiane, të cilët shoqëronin delegacionin e parlamentarëve nga ky vend.